Egzon Gjuka është shpallur për herë të pestë rresht hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovë.
Gjuka e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa kishte paraqitje të mira edhe me Kombëtaren e Kosovës.
Dhe të premten u kurorëzua me çmimin e hendbollistit më të mirë të vitit 2026.
“Është ndjenjë shumë e mirë që për herë të pestë rresht ky çmim i rëndësishëm përfundon në duart e mia. Është dashur përkushtim, disiplinë dhe shumë punë gjatë këtyre viteve që të jem konsistent në paraqitjet e mia. Përkushtim, punë dhe disiplinë do të ketë edhe gjatë vitit 2026, për të arritur objektivat me klubin dhe Kombëtaren e Kosovës. E falënderojë familjen, klubin, bashkëlojtarët e Rahovecit dhe të Kombëtares që ishin me mua në këtë vit fantastik”, ka theksuar Egzon Gjuka.