Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Grumbullohet Kombëtarja A e hendbollisteve, atmosfera shumë pozitive

Të dielën është bërë grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll.

Hendbollistet tona në orët e mbrëmjes kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Të hënën janë dy stërvitje tjera, ndërsa të martën në mëngjes është udhëtimi për në Francë.

Në Nimes, të mërkurën nga ora 20:45, Kombëtarja jonë luan ndaj kampiones botërore, Francës.

Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Të dielën e ardhshme në Prishtinë është ndeshja me Kroacinë, që po ashtu është superfuqi e hendbollit.

Si rrjedhojë e mungesave të shumta për shkak të lëndimeve dhe përfundimit të karrierës nga disa të tjera, në Kombëtare janë ftuar kryesisht lojtare të reja. Rrjedhimisht selektori Agron Shabani është fokusuar në komponimin sa më të mirë të ekipit.

Në Kombëtare atmosfera është shumë pozitive, por të gjithë janë të vetëdijshëm për forcën e Francës dhe Kroacisë.

Megjithatë synimi është që përgatitjet të jenë sa më të mira dhe që në dy ndeshjet e javës së ardhshme të bëhet paraqitje sa më cilësore.

Lajme tjera