Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hashani, delegat në ndeshjet e Kupës Evropiane

Anëtari i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Fahredin Hashani, ka pasur tjetër angazhim evropian.

Në fundjavë Hashani ishte delegat i Federatës Evropiane të Hendbollit në ndeshjet e Kupës Evropiane për hendbollistë mes skuadrës nga Mali i Zi, Budvanska Rivijera, dhe asaj nga Greqia, Diomidis Argous.

Ndeshjet u zhvilluan në Cetinë të Malit të Zi.

Skuadra malazeze e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 30:28. Në të dytën skuadra greke fitoi 32:30. Pas penalltive avancoi skuadra nga Mali i Zi.

Hashani ka përvojë të gjatë e të suksesshme në garat evropiane.

Lajme tjera