Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbolli kosovar përballë sfidave – 7 ekipe në Evropë

Shtatë ekipe të hendbollit kosovar garojnë në arenën evropiane. Kjo arritje nuk është e lehtë: ajo vjen pavarësisht mungesës së palestrave, kushteve bazike dhe mbështetjes së pamjaftueshme financiare.

Vetëm falë mirëkuptimit të Federatës Evropiane të Hendbollit, klubet tona kanë shpëtuar nga gjoba të rënda që do të tejkalonin shumën prej 5,000 eurosh për shkak të ndryshimit të të vendit gjegjësisht palestrave për organizimin e ndeshjeve.

Një barrë e tillë do të ishte e papërballueshme për klubet tona, të cilat tashmë vuajnë nga kriza ekonomike.

Duke marrë parasysh gjendjen e rënduar ekonomike të klubeve, shkaktuar nga situata politiko-ekonomike si dhe mungesa e subvencioneve komunale, këto penalizime do të ishin barrë e papërballueshme.

Këto ekipe, me sakrificë dhe dashuri për hendbollin, po mbajnë gjallë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ndaj është detyrim i institucioneve tona që të krijojnë kushte minimale dhe të mos ua marrin sportistëve palestrat për qëllime politike.

Në këtë drejtim, kërkojmë dhe insistojmë që në të ardhmen Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe partitë politike ta kenë parasysh faktin se palestrat sportive nuk janë të destinuara për tubime zgjedhore apo për pika votimi.

Republika e Kosovës ka mjaftueshëm objekte dhe hapësira për këto qëllime, ndërsa sportistëve tanë u nevojitet infrastruktura sportive për t’i zhvilluar aktivitetet dhe garat në kushte dinjitoze

Hendbolli është krenaria jonë e përbashkët. Le ta mbrojmë dhe le ta nderojmë atë duke e vendosur mbi interesat e ngushta partiake.

Klubeve tona ju dëshiroj suksese në ndeshjet në vazhdime shpresë që do të arrijnë rezultate të kënaqshme përkundër vështirësive.

Forca Kosova

Edi Kolgeci, president i FHK-së

Lajme tjera