Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Hendbollistet e Kosovës janë gati për ndeshjen me Kroacinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (vajzat) i vazhdon të dielën kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Kombëtarja jonë luan me Kroacinë.

Të mërkurën vajzat tona pësuan humbje në Nimes nga kampionia në fuqi e botës, Franca. Ndërkohë Kroacia fitoi në shtëpi ndaj Finlandës me rezultatin 25:17.

Të dielën, Kombëtarja jonë kërkon suksesin, ndonëse edhe Kroacia vlerësohet lartë për nivelin që ka. Në Botërorin 2021, kroatet përfunduan në vendin e 18-të, ndërsa në Botërorin 2023 ishin në vendin e 14-të. Janë kualifikuar edhe për Botërorin që mbahet më vonë këtë vit.

Në Evropian, Kroacia përfundoi e treta në vitin 2020. Në vitin 2022 u rendit e dhjeta, ndërsa vitin e kaluar ishte e 19-ta.

Kombëtarja jonë ka pasur stërvitje të mira të premten e të shtunën dhe e gatshme e pret ndeshjen sfiduese. Vajzat tona llogarisin edhe në përkrahjen e shikuesve për ndeshjen e fortë me kroatet.

Ndeshja transmetohet në RTK.

Lajme tjera