Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu luan për titull të kampionit, Samadrexha për ta siguruar ndeshjen e tretë

Të shtunën prej orës 20:00 zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë takohen Samadrexha e Istogu.

Istogu e fitoi ndeshjen e parë të zhvilluar të mërkurën në Banjë me rezultat 27:24. Ndeshja ishte e fortë dhe interesante.

Njëjtë pritet të jetë të shtunën mbrëma në Samadrexhë. Istogaset udhëtojnë që ta sigurojnë titullin e radhës, ndërsa samadrexhaset janë të përkushtuara që ta dërgojnë serinë finale në ndeshjen e tretë. Pritet edhe numër i madh i shikuesve dhe atmosferë e bukur sportive.

Istogu më herët këtë edicion e ka fituar Kupën e Kosovës, ndërsa ka dominuar në hendbollin kosovar në vitet e fundit. Istogu në gjysmëfinale e eliminoi Shqiponjën, derisa Samadrexha e eliminoi Ferizajn.