Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Istogu mposhtet në ndeshjen e parë në Portugali

Skuadra e Istogut e ka luajtur të shtunën mbrëma ndeshjen e parë të raundit të tretë të Kupës Evropiane për hendbolliste.

Në Funchal të Portugalisë, kampioni i Kosovës, Istogu, humbi 40:17 nga Madeira Andebol SAD.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 26:12 në të mirë të skuadrës portugeze.

Tamara Serbra Aragon i shënoi gjashtë gola për Istogun. Farida Mabrouk e Angjelina Krasniqi i realizuan nga tri, ndërsa Dijana Ujkiq i kishte dy.

Ndeshja e dytë është të dielën nga ora 17:00 në në Portugali.

Istogu ka udhëtuar me mungesa të rëndësishme për në Madeira. Një pjesë e lojtareve të huaja nuk janë pajisur me viza hyrëse të Portugalisë.

Lajme tjera