Anëtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës vazhdojnë me suksese e të arritura të mëdha në skenën evropiane.
Të shtunën dy gjyqtarët e Federatës së Hendbollit të Kosovës, Besfort Jahja e Sherif Xhema, drejtuan ndeshje shumë të rëndësishme evropiane. Ata ishin të deleguar nga Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) për ta drejtuar ndeshjen kryesore të çerekfinales së Ligës së Kampionëve për hendbolliste.
Në Brest të Francës u takuan dy skuadrat e mëdha nga ku vend, Brest Bretagne dhe Metz. Jahja e Xhema drejtuan ndeshjen që u zhvillua para 4149 shikuesve dhe kryen punën me sukses.
Ndeshja ishte shumë interesante. Pas pjesës së parë Bresti kishte epërsi 15:14. Në të dytën Metzi, që ishte favorit, u kthye në lojë dhe fitoi 29:26.
Metzi ishte i pari në Grupin A të Ligës së Kampionëve, duke shënuar 13 fitore dhe duke arritur një barazim.
Bresti ishte i katërti në Grupin B, ndërsa çerekfinalen e siguroi duke eliminuar Podravkan e Kroacisë në plejof.
Ndeshja e kthimit mes Metzit e Brestit është më 27 prill.
Gjyqtarët dhe delegatët e FHK-së delegohen rregullisht për ndeshje e aktivitete evropiane. Këtë vit si asnjëherë më parë, atyre u janë besuar shumë ndeshje të rëndësishme në të tri kompeticionet evropiane.