Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti e fiton ndeshjen e fundit të xhiros së tretë

Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të dielën mbrëma në Ferizaj, Kastrioti fitoi 50:29 ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Felippe Teixeira i realizoi 11 gola për Kastriotin. Nëntë i kishte Festim Mustafa e gjashtë Alban Haziri.

Te Vëllaznimi më së shumti gola shënoi Florian Rexha – tetë.

Ardi Halili i realizoi gjashtë, kurse Çlirim Rama pesë.

Kastrioti e shënoi fitoren e dytë, derisa Vëllaznimi e pësoi humbjen e parë.

Lajme tjera