Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti mposht Llapin dhe barazohet me pikë me Rahovecin

Kastrioti ka shënuar fitore bindëse ndaj Llapit.

Të mërkurën mbrëma në palestrën “Bill Clinton”, skuadra ferizajase fitoi me rezultat 51:30.

Ndeshja ishte e mbetur dhe i takonte xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Cilësia ishte në anën e ferizajasve dhe kjo u bë e qartë që në pjesën e parë.

Adonit Isufi i realizoi dhjetë gola për Kastriotin. Tetë i kishte Felippe Teixeira, ndërsa Ledri Mustafa e ndihmoi fitoren me shtatë gola.

Fatlum Hasani dhe Etnik Bajoku i shënuan nga gjashtë gola për llapjanët, kurse nga pesë i realizuan Rifat Visoka dhe Endrit Havolli.

Kastrioti tani i ka 16 pikë nga nëntë ndeshje dhe mban vendin e dytë. Numër të njëjtë të pikëve dhe ndeshjeve të luajtura ka edhe Rahoveci në vendin e parë.

Llapi është i gjashti me gjashtë pikë nga nëntë ndeshje.

Lajme tjera