Kastrioti e ka fituar ndeshjen e fundit të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në hendboll.
Të hënën mbrëma në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, Kastrioti fitoi ndaj Trepçës me rezultat 35:24.
Felippe Teixeira me tetë gola, Festim Mustafa me shtatë dhe Gentrit Brahimi me gjashtë u shquan me efikasitet te ferizajasit.
Te mysafirët nga Mitrovica, Amar Mujka i shënoi tetë gola, ndërsa Matheus Henrique i kishte gjashtë.
Kastrioti tani sërish udhëheq i vetëm në tabelë. I ka 20 pikë nga 11 ndeshje. Dy pikë më pak i ka Rahoveci në vendin e dytë.
Trepça është e pesta me tetë pikë.