Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kastrioti mposht Vushtrrinë, Prishtina Trepçën

Janë luajtur të enjten dy ndeshje të javës së 27-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Është kjo java e parafundit e stinorit të rregullt.

Kastrioti i Ferizajt fitoi 47:22 ndaj Vushtrrisë dhe u kthye në vendin e dytë në tabelë. Kastrioti i ka 43 pikë, një më shumë se Besa Famgas që renditet e treta. Rahoveci udhëheq me 53 pikë, ndërsa Prishtina renditet e katërta me 27 pikë. Këto katër skuadra do të garojnë në plejof për titull të kampionit.

Yassine Henahen dhe Agon Selmani i shënuan nga nëntë gola për Kastriotin ndaj Vushtrrisë.

Amir Fazliu ishte më efikasi te Vushtrria me gjashtë gola. Egzon Ademi e Adnan Musa i realizuan nga pesë.

Vushtrria është e pesta me 16 pikë.

Po të enjten Prishtina fitoi 41:33 ndaj Trepçës. Oltion Beshiri me dhjetë dhe Albi Gjuka me nëntë gola, ishin më efikasët te Prishtina.

Ardi Halili i shënoi nëntë gola për mitrovicasit, kurse Arbër Neziri tetë.

Trepça është e shtata me 12 pikë. Do të përfundojë kampionatin në këtë pozitë dhe do ta kërkojë mbetjen në elitë përmes barazhit.