Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja e Kosovës i luan dy miqësore në Slloveni

Federata e Hendbollit e Kosovës fillon menjëherë me aktivitete për vitin 2026.

Javën e ardhshme Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt) do të qëndrojë në Slloveni, ku i luan dy ndeshje miqësore.

Miqësoret janë planifikuar nga shtabi teknik i udhëhequr nga selektori Jesper Ostlund, që në ndeshjet e ardhshme garuese ekipit kombëtar të jetë sa më i gatshëm dhe sa më i komponuar.

Kombëtarja jonë të martën mbrëma udhëton për në Lashko të Sllovenisë.

Të enjten, më 8 janar, nga ora 17:00 është miqësorja Kuvajti – Kosova, që luhet po në Lashko.

Ndërkohë të shtunën, më 10 janar, nga ora 11:00, në Rogashka Slatine është miqësorja mes Kosovës dhe Algjerisë.

Për këto miqësore selektori Ostlund pritet të ketë në dispozicion numër më të madh lojtarësh.

Lajme tjera