Kombëtarja A e Kosovës në hendboll (meshkujt), sot udhëton për në Slloveni. Kombëtarja jonë do të vendoset në Lashko, për një kamp përgatitor. Gjatë qëndrimit në Slloveni, Kombëtarja jonë i luan edhe dy ndeshje miqësore.
Të enjten nga ora 17:00 në Lashko është ndeshja Kosova – Kuvajti, ndërsa të shtunën nga ora 11:0 në Rogashka Slatina, Kombëtarja jonë luan me Algjerinë.
Përzgjedhësi Jesper Ostlund ka ftuar 18 lojtarë për këtë grumbullim. Ai përballet me mungesën e mbi dhjetë lojtarëve, shumica prej të cilëve janë të lënduar. Në Kombëtare janë ftuar disa emra të rinj.
Lista e lojtarëve:
| 7 | Florim Hoxha | SV Anzing |
| 18 | Arti Luzha | KH Rahoveci |
| 24 | Luigj Quni | GC Amicitia Zürich |
| 25 | Festim Mustafa | KH Kastrioti |
| 26 | Drilon Tahirukaj | TSV Fortitudo Gossau |
| 27 | Lulzim Shabani | KH Rahoveci |
| 28 | Haris Berisha | TSV Fortitudo Gossau |
| 31 | Bujar Ramosaj | TSV Fortitudo Gossau |
| 34 | Leonard Gegaj | Lugi HF |
| 39 | Atdhe Basholli | HSG am Hallo Essen |
| 45 | Alban Haziri | KH Kastrioti |
| 47 | Ardin Berisha | BSV BERN |
| 68 | Egzon Gjuka | KH Rahoveci |
| 77 | Matej Thaqi | GRK Varazdin |
| 91 | Liridon Zena | RK Zamet |
| 95 | Armend Alaj | ThSV Eisenach |
| 96 | Jon Vokshi | KH BESA Famgas |
| 98 | Drenit Tahirukaj | CS Chênois Genève Handball |