Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U18 në Turqi, nesër ndeshja e parë

Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll është vendosur të enjten paradite në Ankara të Turqisë, ku në tri ditët e ardhshme do t’i ketë tri ndeshje të forta.

Hendbollistët e Kosovës U18 do të paraqiten në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2026.

Kombëtarja jonë është në Grupin A së bashku me Italinë, Rumaninë dhe Turqinë. Të premten prej orës 14:00, Kombëtarja jonë përballet me Rumaninë. Të shtunën është ndeshja me Turqinë, ndërsa të dielën me Italiënë.

Në kualifikime janë pesë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parat e secilit grup kualifikohen në Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Kombëtaret tjera luajnë në Kampionatet Evropiane të Divizionit B.

Kombëtaren U18 të Kosovës në Turqi e udhëheq Bujar Qerimi, koordinator i punës me gjenerata të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Nën udhëheqjen e Qerimit, Kombëtarja jonë është përgatitur që nga e shtuna e javës së kaluar në Istog.

Lajme tjera