Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U18 vazhdon përgatitjet për kualifikimet e Evropianit

Nën urdhërat e koordinatorit të grupmoshave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Bujar Qerimi, Kombëtarja U18 e Kosovës po vazhdon përgatitjet për kualifikimet për Euro 2026.

Hendbollistët e rinj janë mbledhur të shtunën në Istog dhe tashmë kanë kompletuar disa stërvitje të suksesshme.

Stërvitjet e Kombëtares U18 po zhvillohen në palestrën “Dresha” në Banjë, ndërsa koordinatori Qerimi është i kënaqur me punën e djemve.

Qerimi është i vetëdijshëm për nivelin e kundërshtarëve të grupit, por është i bindur se kjo gjeneratë do të bëjë hapa të rëndësisishëm para, gjatë këtij grumbullimi dhe ndeshjeve në Ankara të Turqisë.

Drejt Turqisë, Kombëtarja U18 udhëton të enjten.

Të premten është ndeshja me Rumaninë, të shtunën me Turqinë, ndërsa të dielën me Italinë.

Lajme tjera