Në kuadër të javës evropiane, grumbullimin e parë do ta kenë hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës. Grumbullimi fillon të hënën në Gjakovë, ndërsa lojtaret tona të reja do të ushtrojnë nga dy herë në ditë deri të premten.
FHK-ja i kushton rëndësi të madhe ngritjes së Kombëtareve të grupmoshave të reja dhe pas Kombëtares U17 ka vendosur ta grumbullojë edhe Kombëtaren U19, që vitin e ardhshëm paraqitet në Kampionat Evropian.
Kryetrajneri i kësaj grupmoshe, Granit Sahiti, ka ftuar 25 lojtare në kampin përgatitor. Shumica e lojtareve janë të klubeve tona, ndërsa disa lojtare vijnë nga Norvegjia dhe Suedia , ku hendbolli është shumë i zhvilluar.
Grumbullime tjera planifikohen për këtë gjeneratë në muajt e ardhshëm.
Sahiti në punë me hendbollistet e grupmoshës U19 do të ndihmohet nga Fatmire Basholli. Grumbullimi bëhet nga ora 12:00 deri në ora 13:00 në hotelin “Apollonia ” në Gjakovë.
Lista e lojtareve
| Nr. | Emri dhe mbiemri | Klubi |
| 1 | Marisa Berisha | KHF Shqiponja |
| 2 | Selvie Mullakadria | KHF Vellaznimi |
| 3 | Blenarda Bytyqi | KHF Istogu |
| 4 | Arona Krasniqi | KHF Prishtina |
| 5 | Fatime Basholli | KHF Samadrexha |
| 6 | Flaka Hoti | KHF Ferizaj |
| 7 | Alba Bardhi | KHF Shqiponja |
| 8 | Eliona Maksuti | KHF Kastrioti |
| 9 | Doresa Rugova | KHF Istogu |
| 10 | Aulona Maloku | KHF Samadrexha |
| 11 | Elsa Kongjeli | KHF Ferizaj |
| 12 | Klea Ajvazi | KHF Prishtina |
| 13 | Mirjeta Dinolli | KHF Ferizaj |
| 14 | Arlinda Maloku | KHF Samadrexha |
| 15 | Elena Bytyqi | KHF Ferizaj |
| 16 | Agnesa Hysa | KHF Vushtrria |
| 17 | Erza Tafilaj | KHF Dukagjini |
| 18 | Eliona Brahimaj | KHF Istogu |
| 19 | Elsa Dana | KHF Vellaznimi |
| 20 | Eliza Frokaj | KHF Shqiponja |
| 21 | Aurela Duraku | KHF Kastrioti |
| 22 | Ermira Berisha | KHF Prishtina |
| 23 | Angjelina Krasniqi | Aker Topphandball /NOR |
| 24 | Ariona Dushica | Ask /SWE |
| 25 | Rinesa Abdullahu | Flint Tonsberg / NOR |