Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kombëtarja U19 të premten udhëton për në Gjeorgji

Pas fazës së suksesshme përgatitore që përfundoi të enjten, hendbollistet e Kombëtares U19 të Kosovës të premten udhëtojnë për në Gjeorgji. Menjëherë të shtunën e kanë ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian (B).

Evropiani do të mbahet në qytetin Telavi, ndërsa vajzat tona ndeshjen e parë e kanë ndaj Bullgarisë. Më pas në fazën grupore luajnë edhe me Ukrainën, Sllovakinë e Gjeorgjinë.

Në Evropianin në Gjeorgji paraqiten dhjetë ekipe kombëtare. Shpresohet në fillim të mbarë dhe Evropian të suksesshëm të vajzave të gjeneratës që vjet u paraqit në Kampionatin Botëror.

Lajme tjera