Kombëtarja U18 e Kosovës në hendboll e ka luajtur ndeshjen e dytë në kualifikimet për Euro 2026.
Të shtunën në Ankara, djemtë tanë u mposhtën nga Turqia nikoqire me rezultat 42:28. Pas pjesës së parë rezultati ishte 23:12 për Turqinë U18.
Lorik Kelmendi i shënoi dhjetë gola për Kombëtaren tonë. Katër i realizoi Olt Bajrami, ndërsa nga tri i kishin Eris Beqiri, Erion Bajramaj e Art Parduzi.
Kosova U18 të premten u mposht nga Rumania, ndërsa të dielën e luan ndeshjen e fundit ndaj Italisë.