Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Kosova U19 e kërkon suksesin më të madh në Kampionate Evropiane

Të dielën prej orës 13:00, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll luan me Luksemburgun. Ndeshja zhvillohet në Telavi të Gjeorgjisë dhe është e vlefshme për vendin e pestë në Kampionatin Evropian të Divizionit B për hendbolliste.

Synimi është i qartë – fitorja dhe renditja në vendin e pestë që do të ishte suksesi më i madh i kombëtareve tona të reja në Kampionate Evropiane.

Në Evropianin në Gjeorgji, Kombëtarja jonë e 19-vjeçareve deri më tani ka tri fitore dhe dy humbje. Ka fituar ndaj Bullgarisë dhe Gjeorgjisë në fazën grupore, ndërsa pësoi nga Ukraina dhe Sllovakia. Për plasman, fitoi të premten ndaj Izraelit me rezultat bindës.

Prej pesë ndeshjeve, Kombëtarja jonë e ka vetëm një pjesëlojë për ta harruar. Pas një pjese plotësisht të barabartë me Ukrainën, në pjesën e dytë vajzat tona dështuan plotësisht. Ndërkohë me Sllovakinë luajtën ndeshje shumë të fortë e të barabartë. Vetëm në minutat e fundit Sllovakia siguroi fitoren prej katër golave dallim.

Pikërisht Sllovakia dhe Ukraina janë kualifikuar në finale.

Ndaj Bullgarisë, Gjeorgjisë dhe Izraelit, vajzat tona kanë dominuar plotësisht. Shpresohet në tjetër paraqitje pozitive dhe fitore të rëndësishme ndaj Luksemburgut.