Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka shënuar fitoren e dytë në IHF Trophy për zonën evropiane.
Të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, hendbollistet tona fituan ndaj atyre të Britanisë së Madhe me rezultat 30:27.
Te fitorja, Kombëtarja jonë arriti në pjesën e dytë. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 12:10 në të mirë të britanikeve.
Por në pjesën e dytë vajzat tona luajtën dukshëm më mirë për fitore të rëndësishme.
Arona Krasniqi ishte më efikasja me dhjetë gola. Shtatë i shënoi Vanesa Kastrati, pesë Diona Dresh e katër Arjeta Imeraj. Dy gola i realizoi Aulona Maloku, ndërsa nga një Sara Gjergjaj e Elvina Qorraj. Fitoren e ndihmuan të gjitha lojtaret, duke përfshirë portieret Alina Shabani e Albina Pllana.
IHF Trophy për zonën evropiane përfundon të shtunën.