Kërkesa të shumta për ndërrim të klubit nga ana e hendbollistëve janë bërë në afatin kalimtar të janarit, që ishte i hapur prej 15 deri më 22 janar. Në Superligën e hendbollistëve skuadrat më aktive ishin Prishtina, Prizreni e Trepça, por lëvizje kanë bërë edhe skuadrat tjera.
Transferime ka pasur edhe në Superligën e hendbollisteve e po ashtu në ligat tjera. Për kërkesat e bëra do të vendos Komisioni për regjistrim të lojtarëve, në afat prej shtatë ditësh.
Prishtina ka bërë kërkesë për regjistrimin e dy lojtarëve me përvojë të Kastriotit, Rron Ramadanit e Beni Sulës. Fidan Gashi e Edmond Qela janë lojtarët tjerë të paraqitur nga Prishtina për regjistrim. Prizreni ka paraqitur kërkesë për regjistrim të Rikard Qunit, Arion Tanushit, Qëndrim Ibrahimit, Hamdi Salihut e Drilon Haxhimusës. Trepça ka paraqitur për regjistrim dy lojtarët e Vushtrrisë, Fitim Klinakun e Erkan Abazxhikun.
Në Superligën e hendbollisteve më së shumti kërkesa ka bërë Ferizaj. Më poshtë paraqesim të gjitha kërkesat e bëra.
| NR | EMRI MBIEMRI | NGA KLUBI | NË KLUBIN | ||
| 1 | Rikard Quni | KH Dukagjini | KH PRIZRENI | ||
| 2 | Arion Tanushi | KH Dukagjini | KH PRIZRENI | ||
| 3 | Qendrim Ibrahimi | KH Kastrioti | KH PRIZRENI | ||
| 4 | Hamdi Salihu | KH Kastrioti | KH PRIZRENI | ||
| 5 | Drilon Axhimusa | KH Kastrioti | KH PRIZRENI | ||
| 6 | Rikard Quni | KH Prizreni | KH Dukagjini | Regjistrim I dyfishtë | 17.01.2020-17.06.2020 |
| 7 | Arion Tanushi | KH Prizreni | KH Dukagjini | Regjistrim I dyfishtë | 17.01.2020-17.06.2020 |
| 8 | Fitim Klinaku | KH Vushtrria | KH Trepça | ||
| 9 | Erkan Abazxhiku | KH Vushtrria | KH Trepça | ||
| 10 | Flamure Vokshi | KHF Drita | KHF Vushtrria | ||
| 11 | Bjondina Ramabaja | KHF Drita | KHF Vushtrria | ||
| 12 | Flamure Vokshi | KHF Vushtrria | KHF Ulpiana | Regjistrim I dyfishtë | 21.01.2020-30.06.2020 |
| 13 | Ermira Krasniqi | KHF Drita | KHF Ulpiana | ||
| 14 | Rrezarta Kqiku | KHF Drita | KHF Ulpiana | ||
| 15 | Bleona Rexhepi | KHF Drita | KHF Ulpiana | ||
| 16 | Ardiana Prapashtica | KHF Prishtina | KHF Ulpiana | ||
| 17 | Arnis Spahija | KH Prizreni | KH Vellaznimi | ||
| 18 | Isuf Leka | KH Prizreni | KH Vellaznimi | ||
| 19 | Beni Sula | KH Kastrioti | KH Prishtina | ||
| 20 | Rron Ramadani | KH Kastrioti | KH Prishtina | ||
| 21 | Fidan Gashi | KH Drenica | KH Prishtina | ||
| 22 | Edmond Qela | KH KEK-u | KH Prishtina | ||
| 23 | Loreta Berisha | KHF Ulpiana | KHF Dukagjini | ||
| 24 | Adelina Berisha | KHF Istogu | KHF Dukagjini | Regjistrim I dyfishtë | 20.01.2020-30.06.2020 |
| 25 | Alberina Halitaj | KHF Istogu | KHF Dukagjini | Regjistrim I dyfishtë | 20.01.2020-30.06.2020 |
| 26 | Adriana Salihu | KHF Kastrioti | KHF Ferizaj | ||
| 27 | Vahide Gashi | KHF Kastrioti | KHF Ferizaj | ||
| 28 | Edona Rogova | KHF Kastrioti | KHF Ferizaj | ||
| 29 | Fjolla Qerkini | KHF Kastrioti | KHF Ferizaj | ||
| 30 | Elza Reqica | KHF Kastrioti | KHF Ferizaj | ||
| 31 | Sara Misini | KHF Kastrioti | KHF Ferizaj | ||
| 32 | Albulena Salihu | KHF Vushtrria | KHF Samadrexha | ||
| 33 | Donjeta Mehmeti | KHF Vushtrria | KHF Samadrexha | ||
| 34 | Arlinda Sadiku | KHF Vushtrria | KHF Samadrexha | ||
| 35 | Rifat Visoka | KH Prishtina | KH Llapi | Huazim | 22.01.2020-30.06.2020 |
| 36 | Etrit Hoxha | KH Prishtina | KH Kastrioti | Huazim | 22.01.2020-30.06.2020 |
| 37 | Arber Curri | Status Lirë | KH Kastrioti | ||
| 38 | Berat Neziri | KH Trepça | KH Vushtrria |