Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Më 20 shtator fillon edicioni i ri i garave

Më 20 shtator fillon edicioni 2025/2026 i garave në hendbollin kosovar.

Kështu vendosi Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur të premten, nën udhëheqjen e presidentit Edin Kolgeci.

Xhiroja e parë në Superligën e meshkujve dhe atë të femrave zhvillohet më 20 e 21 shtator.

Më 13 shtator zhvillohet Superkupa e Kosovës. Në ditët e ardhshme do të caktohet se ku do të organizohet Superkupa.

Bordi po ashtu ka miratuar propozicionet e garave për edicionin 2025/2026.

Shorti për edicionin e ri tërhiqet më 27 gusht.

Bordi ka vendosur që Isak Osmani të vazhdojë ta kryejë punën e komisarit të garave edhe për edicionin 2025/2026. Puna e deritashme e Osmanit është vlerësuar dhe Bordi vendosi që ai të vazhdojë me drejtimin e garave.

Po ashtu janë shqyrtuar raportet e pjesëmarrjes së ekipeve kombëtare në Kampionatin Botëror dhe në dy Kampionatet Evropiane.

Pjesëmarrja është vlerësuar e suksesshme, ndërsa organizimi i Evropianit U17 për hendbolliste mori notë maksimale.

Lajme tjera