Ka ndërruar jetë Rexhep Kaçaniku, kontribuesi i madh dhe personaliteti i rëndësishëm i hendbollit kosovar.
Kaçaniku ndërroi jetë të hënën në moshën 77-vjeçare. Deri në frymën e fundit i qëndroi pranë klubit Trepça, ndërsa kryetar i këtij klubi ishte nga viti 1981 deri në vitin 1985 dhe nga viti 2014 e deri në vitin 2018.
Nën drejtimin e të ndjerit Kaçaniku, KH Trepça ka arritur suksese të rëndësishme.
Rexhep Kaçaniku ka dhënë kontribut të madh edhe si gjyqtar i hendbollit dhe delegat i ndeshjeve.
Presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes shumë të nderuar Kaçaniku, KH Trepçës si dhe bashkëpunëtorëve dhe të afërmve të të ndjerit.