Ka ndërruar jetë Tefik Retkoceri, kontribuesi i rëndësishëm i hendbollit në vendin tonë e sidomos në Lipjan.
Retkoceri vdiq në moshën 70-vjeçare, kurse varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e reja të fshatit Llugaxhi pas orës 14:15.
I ndjeri ka dhënë kontribut të madh në masovizimin e sportit në Lipjan. Ka krijuar e udhëhequr klube të shumta. Klubin e hendbollisteve Ulpiana e ka themeluar dhe e ka udhëhequr që nga viti 2015.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, në emër të komunitetit kosovar të hendbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së respektuar Retkoceri.