Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Ndeshje interesante në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Më 26 e 27 prill në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj mbahet turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll.

Turneun final të Kupës e organizojnë KH Kastrioti dhe KHF Ferizaj.

Të enjten në lokalet e FHK-së është tërhequr shorti i gjysmëfinales.

Te hendbollistet dy ndeshjet vlerësohen shumë interesante. Gjysmëfinalja e parë vë përballë Samadrexhën e Ferizajn, ndërsa në të dytën takohen Istogu e Vushtrria.

Të gjitha skuadrat kanë pretendimet për ta fituar trofeun e çmuar të Kupës.

Fitues në fuqi është Ferizaj.