Me ndeshjen Shqiponja – Besa fillon edicioni i ri i garave në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën nga ora 14:30 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Ndeshja pritet të jetë e mirë, ndërsa skuadra gjakovare llogarit në dy pikët e para. Por hendbollistet e skuadrës pejane do të udhëtojnë për të bërë më të mirën në kërkim të suksesit.
Të dielën është një tjetër ndeshje interesante. Në Obiliq nga ora 18:00 takohen Tereza e Ferizaj.
Të dy skuadrat kanë bërë përforcime dhe kanë synime të mëdha për edicionin 2025/2026.
Rrjedhimisht pritet ndeshje e fortë.
Dy ndeshjet tjera të xhiros së parë, Ulpiana – Kastrioti dhe Istogu – Prishtina zhvillohen në mesjavën e ardhshme.
Para ndeshjeve të senioreve luhen ndeshjet e kadeteve.