Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në fundjavë dy ndeshje të Superligës

Në fundjavë do të zhvillohen dy ndeshje të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.

Të shtunën nga ora 20:00 luhet derbi i xhiros mes Vushtrrisë dhe Vëllaznimit. Kjo ndeshje zhvillohet në palestrën “Afrim Bunjaku” në Samadrexhë.

Të dy skuadrat e shohin ndeshjen si mundësi për pikë. Vushtrria ka humbur tri ndeshjet e deritashme dhe shpreson të reagojë. Ndërkohë Vëllaznimi ka dy fitore e një humbje. Mban pozitën e katërt me katër pikë.

Të dielën nga ora 18:00 është ndeshja mes Rahovecit e Trepçës. Kampioni në fuqi është favorit në ndeshjen në “Mizahir Isma”. Rahoveci ka fituar tri ndeshjet e deritashme kampionale dhe udhëheqë në tabelë me gjashtë pikë. Trepça ka një fitore e tri humbje dhe me dy pikë mban pozitën e gjashtë.

Të dielën prej orës 15:00 është ndeshja e mbetur e xhiros së dytë të Superligës së hendbollisteve mes Ulpianës dhe Shqiponjës.

Në fundjavë fillon gara edhe në Ligën e Parë.

Te meshkujt të shtunën prej orës 12:00 është takimi Istogu – Deçani, derisa ndeshjet tjera luhen më vonë për shkak të telasheve të skuadrave me palestra.

Te hendbollistet, ndeshja KEK-u – Jusuf Gërvalla është të shtunën mbrëma. Të dielën janë ndeshjet tjera, Dukagjini – Vjosa, Trepça – Vëllaznimi dhe Prizreni – Vushtrria. Ndeshja Llapusha – CLICK zhvillohet më vonë.

Lajme tjera