Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në fundjavë Final4 në Ligën e Juniorëve

Pas garave shumë interesante në ligën e pionierëve në të dy konkurrencat, fundjava është e rezervuar për turneun final të Ligës së Juniorëve.

Final 4 i Ligës së Juniorëve do të organizohet në Prishtinë të shtunën e të dielën.

Të shtunën (nesër) janë ndeshjet gjysmëfinale. Prej orës 12:00 është takimi Besa Famgas – Llapi, ndërsa nga ora 14:00 është gjysmëfinalja e dytë mes Prishtinës e Deçanit.

Të dielën prej orës 12:00 është takimi për vend të tretë, ndërsa finalja është nga ora 14:00.

Ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet. Final 4 organizohet pas fazës grupore.