Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 14-të, përkatësisht e fundit, e stinorit vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Xhiroja hapet me ndeshjen mes Vëllaznimit dhe Besa Famgasit, që zhvillohet të shtunën nga ora 19:00.
Të dielën janë tri ndeshjet tjera.
Rivaliteti më i madh pritet në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Nga ora 18:00 takohen Trepça e Prishtina. Në termin të njëjtë është edhe ndeshja Llapi – Rahoveci, që zhvillohet në Rahovec. Ndërkohë Kastrioti e Vushtrria luajnë prej orës 19:00 në Ferizaj.
Pas xhiros së 13-të në tri pozitat e para janë Besa Famgas, Rahoveci e Kastrioti me nga 22 pikë. 13 pikë në vendin e katërt i ka Vëllaznimi. Pason Trepça me 10 pikë, Llapi me tetë e Prishtina me shtatë. Vushtrria është ende pa pikë.