Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në fundjavë xhiroja e fundit në Superligën e hendbollisteve

Të shtunën e të dielën janë në program ndeshjet e javës së 18-të, përkatësisht të fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të shtunën prej orës 17:00 janë ndeshjet Besa – Samadrexha dhe Vushtrria – Prishtina. Kjo e fundit zhvillohet në Samadrexhë.

Të dielën janë takimet Shqiponja – Kastrioti (14:00) dhe Ferizaj – Tereza (16:00).

Tashmë dihet që në plejof do të garojnë Istogu, Ferizaj, Samadrexha dhe Shqiponja. Kampioni në fuqi, Istogu, do të startojë nga pozita e parë, ndërsa Ferizaj nga pozita e dytë.

Në Ligën e Parë të hendbollisteve zhvillohen ndeshjet e javës së 15-të. Të shtunën janë të gjitha takimet: Prizreni – Dukagjini (18:30), Trepça – CLICK (14:00), Llapusha – Vjosa (13:00).