Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Në Prishtinë grumbullimi i parë i vajzave të Kosovës U16

Të mërkurën në Prishtinë bëhet grumbullimi i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll.

Është ky grumbullimi i parë i vajzave të grupmoshës U16, që në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar që mbahet pikërisht në Prishtinë. Mesdhetari është sfidë shumë serioze për të ardhmen e këtyre hendbollisteve të reja.

Grumbullimi i parë është deri më 23 dhjetor.

Kryetrajneri i kësaj gjenerate, Faruk Shala, ka ftuar 20 lojtare në grumbullim. Shumica prej tyre janë të klubeve të vendit.

Shala ka përgatitur programin e punës, që pritet t’u shërbejë lojtareve të reja për ngritje të mëtejme të nivelit.

Lista e lojtareve:

Alea MorinaGanddal
Anisa AjvaziStavanger IH
Dilara BanguKHF Vushtrria
Diona GashiKHF Prishtina
Diona ZhegrovaKHF Ferizaj
Elda HergajaKHF Prishtina
Elira SadikuKHF Shqiponja
Eliza ShabaniKHF Vushtrria
Enisa JahajHSG Aareland
Jusra BeguKHF Vushtrria
Klea KelmendiKHF Besa
Kleja GashiKHF Prishtina
Liana GashiNearbo
Melisa SefaKHF Shqiponja
Mesila DemhasajKHF Besa
Natyra ArifiKHF Prishtina
Reina MusaKHF Kastrioti
Rina BytyçiKHF Istogu
Samanda KonjuhajKHF Besa
Yllka AliçkajKHF Prishtina

Lajme tjera