Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me spitalin “Fati Im”

Të hënën është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe spitalit “Fati Im”.

Marrëveshjen e kanë nënshkruar sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Muhamet Arifi dhe drejtori i spitalit “Fati Im”, Taulant Muhaxhiri.

Sipas marrëveshjes, ky spital do ta mbështesë Federatën e Hendbollit të Kosovës gjatë aktiviteteve vendore e ndërkombëtare që mbahen këtë vit.

Bashkëpunimi i deritashëm mes palëve është vlerësuar lartë, ndërsa është arritur pajtueshmëri që bashkëpunimi të thellohet në të ardhmen.