Në rrethana të jashtëzakonshme, por që e bëjnë krenar secilin pjesëmarrës, ka nisur historia e Kupës së Kosovës në konkurrencë të femrave. Në fundjavë, të shtunën me gjysmëfinalet dhe të dielen me finalen, shkruhet kapitulli i ri i kësaj historie plot lavdi. Historia ka nisur në vitin 1994 kur Vjosa e Shtimes e fitoi Kupën e parë të Kosovës në konkurrencë të femrave. Pjesa tjetër është histori. Histori shumë krenare.
Më poshtë paraqesim fituesit e Kupës së Kosovës (femrat):
| 2017/18 | Istogu |
| 2016/17 | Prishtina |
| 2015/16 | Prishtina |
| 2014/15 | Kastrioti |
| 2013/14 | Kastrioti |
| 2012/13 | Kastrioti |
| 2011/12 | Prishtina |
| 2010/11 | Prishtina |
| 2009/10 | Kastrioti |
| 2008/09 | Prishtina |
| 2007/08 | Prishtina |
| 2006/07 | Kosova V. |
| 2005/06 | Kastrioti |
| 2004/05 | Kosova V. |
| 2003/04 | Prishtina |
| 2002/03 | Kosova V. |
| 2001/02 | Kastrioti |
| 2000/01 | Vjosa |
| 1999/00 | Trepça |
| 1998/99 | Garat nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë |
| 1997/98 | Garat nuk u zhvilluan për shkak të luftës në Kosovë |
| 1996/97 | Prishtina |
| 1995/96 | Kastrioti |
| 1994/95 | Prishtina |
| 1993/94 | Vjosa |