Suedezi Jesper Ostlund më 2 shtator është zyrtarizuar në postin e përzgjedhësit të Kosovës në hendboll, ndërsa të martën e ka shpallur listën e parë të tij.
Selektori ynë i ri ka ftuar 18 hendbollistë për ndeshjet me Britaninë e Madhe, që i takojnë fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror 2027.
Ostlund do të debutojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 29 tetor, në ndeshjen në Derby të Anglisë. Ndeshja Kosovë – Britani e Madhe zhvillohet të dielën, më 2 nëntor, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Synimi është kualifikimi në raundin e dytë.
Te Kosova ka mungesa të rëndësishme, por edhe emra të rinj. Mungojnë kapiteni Valon Dedaj, kapiteni i dytë, Kastriot Jupa, si dhe lojtarë të tjerë të rëndësishëm. Ndërkohë në listë është Gzim Salihi, lojtari që bën karrierë në Suedi. Për herë të parë janë ftuar edhe pivotët Ardit Tafilaj e Muhamet Durmishi. Tafilaj luan për Rahovecin, ndërsa Durmishi bënë karrierë në Gjermani.
Kombëtarja jonë grumbullohet të dielën, më 26 tetor në Prishtinë. Stërvitja e parë është po të dielën nga ora 18:00 në palestrën në Lipjan.
Të hënën janë dy stërvitje, ndërsa të martën është udhëtimi për në Britani të Madhe.
Selektori Ostlund do të asistohet nga Jasmin Zhuta.
Lista e lojtarëve:
| Nr. | Emri dhe mbiemri | Klubi |
| 3 | Mali Luzha | KH Rahoveci |
| 10 | Olsi Mulaj | Istres Provence HB |
| 14 | Ardit Tafilaj | KH Rahoveci |
| 18 | Arti Luzha | KH Rahoveci |
| 21 | Arbios Mushkolaj | KH Rahoveci |
| 22 | Gzim Salihi | Alingsås HK |
| 26 | Drilon Tahirukaj | TSV Fortitudo Gossau |
| 27 | Lulzim Shabani | KOS KH Rahoveci |
| 28 | Haris Berisha | TSV Fortitudo Gossau |
| 31 | Bujar Ramosaj | TSV Fortitudo Gossau |
| 34 | Leonard Gegaj | Lugi HF |
| 44 | Muhamet Durmishi | SC Saargold Lisdorf |
| 68 | Egzon Gjuka | KH Rahoveci |
| 71 | Lionel Mirdita | Pfadi Winterthur |
| 77 | Matej Thaqi | RK Varazdin |
| 91 | Liridon Zena | RK Zamet |
| 98 | Drenit Tahirukaj | CS Chênois Genève Handball |
| 99 | Amar Muqolli | KH Besa Famgas |