Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Pajaziti i lumtur që është bashkuar me Kosovën U19

Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll (djemtë) po vazhdon përgatitjet për Kampionatin Botëror që muajin e ardhshëm mbahet në Egjipt.

Emër i ri në Kombëtare është Suad Pajaziti, që bën karrierë te OSF Berlin në Gjermani.

Pajaziti luan në pozitën e alos së majtë, ndërsa ka shfaqur cilësi në pjesën e deritashme të përgatitjeve.

“Më kanë pritur shumë mirë. Jam shumë i kënaqur. Çdo gjë po shkon mirë. Unë luaj në Gjermani, në Berlin. Pozita ime është alo e majtë”, ka thënë Pajaziti për faqen zyrtare të FHK-së.

Ai është i gatshëm për paraqitje në Botëror, ndërsa ka premtuar maksimumin.

“Kemi pasur një ndeshje me Cottbusin, ku luan Bleron Imeraj. Kemi diskutuar dhe kam vendosur menjëherë të pranojë mundësinë që të luajë për Kosovën. Dhe tani jam këtu. Jam shumë i gatshëm për të shkuar në Botëror dhe të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin. Shpresoj në paraqitje sa më të mira”, ka thënë Pajaziti.

Lajme tjera