Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Paraqitje dhe fitore bindëse e Kosovës U19

Me paraqitje bindëse, Kosova U19 ka shënuar fitore të thellë ndaj Gjeorgjisë U19.

Të enjten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja jonë fitoi me rezultat 38:32. Ndeshja i takoi kampionatit IHF Trophy për zonën evropiane.

Thuajse gjatë gjithë kohës Kosova U19 ka mbajtur epërsi bindëse, duke përmirësuar kështu përshtypjet nga paraqitja e zbehtë me Bullgarinë.

Vanesa Kastrati, që për herë të parë po luan për Kosovën, u shqua me tetë gola. Nga gjashtë i shënuan Arjeta Imeraj e Elvina Qorraj. Aulona Maloku po ashtu kishte lojë të mirë me 5 gola, kurse Diona Dresh e Orgesa Gola i shtuan nga katër. Tri gola i shënoi Arona Krasniqi e dy Sara Gjergjaj. Me pritje në portë u dallua edhe Alina Shabani.

Lajme tjera