Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundoi seminari për gjyqtarë dhe vëzhgues

Të shtunën dhe të dielën në Prishtinë është mbajtur seminari qendror për gjyqtarët e hendbollit dhe për vëzhgues-kontrolluesit e ndeshjeve hendbollistike.

Për gjyqtarët dhe vëzhguesit tanë ka ligjëruar slloveni Tomo Vodopivec. Ai është ekspert i çështjeve të gjykimit në Federatën Evropiane të Hendbollit.

Programi i seminarit ishte i ngjeshur, me shumë tema interesante e aktuale. Me diskutimet e tyre, gjyqtarët dhe vëzhguesit e FHK-së kanë kontribuuar që seminari të jetë i suksesshëm.

Si pjesë e seminarit janë vëzhguar edhe ndeshjet e Superkupës së Kosovës në hendboll të zhvilluara të shtunën në Ferizaj, ndërsa është analizuar puna e bërë nga gjyqtarët dhe vëzhguesit.

Po ashtu është bërë testimi teorik dhe fizik i gjyqtarëve.

Lajme tjera