Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundoi seminari për trajnerë të grupmoshave të reja

Ka përfunduar të martën seminari për trajnerë të grupmoshave të reja në hendboll.

Seminari është mbajtur për dy ditë në Banjë të Pejës.

Për trajnerët kosovarë të hendbollit si dhe për mësimdhënësit e angazhuar në projektin “Hendbolli në Shkolla”, ligjëroi ekspertja e Federatës Evropiane të Hendbollit nga Portugalia, Luisa Estriga.

Të martën pos ligjëratave teorike kishte edhe punë praktike në palestrën “Dresha”, ku po vazhdon të mbahet NLB Kampi Veror i FHK-së.

Seminari është organizuar në kuadër të programit të Federatës Evropiane të Hendbollit, “Grassroots”. Pjesë e këtij programi është edhe federata jonë, ndërsa përfaqësuese e “Grassroots” në seminar ishte Noemi Szecsenyi.

Seminari është vlerësuar shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm, ndërsa në fund të tij për pjesëmarrësit janë ndarë certifikata.