Ferizaj e ka përfunduar paraqitjen në EHF European Cup.
Në kuadër të raundit të dytë, ferizajaset i luajtën në fundjavë dy ndeshje në Itali me skuadrën Jomi Salerno.
Pas humbjes së pësuar të shtunën , Ferizaj të dielën pësoi me rezultat 44:19.
Elsa Kongjeli i realizoi tetë gola për Ferizajn. Lorena Matarova i shënoi tri gola, kurse nga dy i kishin Albulena Kelmendi, Luljeta Sopjani e Shkurte Mehmeti.
Ferizaj tani i kthehet garës në Superligë.