Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon IHF Trophy për zonën evropiane – Bullgaria e para, Kosova e dyta

Ka përfunduar të shtunën në Prishtinë kampionati IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 19 vjet.

Pas një gare shumë interesante, vendin e parë e zuri Bullgaria U19, që e fitoi të drejtën e paraqitjes në fazën ndërkontinentale të IHF Trophy. Bullgaret e reja i fituan bindshëm të gjitha katër ndeshjet.

E dyta u rendit Kombëtarja e Kosovës, që kishte tri fitore e një humbje. E treta ishte Kombëtarja e Belgjikës me dy fitore e dy humbje.

Javën e kaluar Bullgaria fitoi edhe në grupmoshën e 17-vjeçareve.

Në përgjithësi u zhvillua një kampionat interesant, në frymë sportive dhe me rivalitet.

Federata e Hendbollit e Kosovës edhe një herë është dëshmuar si nikoqire shembullore.

Lojtarja më e mirë e IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet deri në 19 vjet u shpall Melina Spasova e Bullgarisë. Ajo ishte edhe golashënuesja më e mirë.

Çmimet për Spasovan i ndau Muhamet Arifi, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Medaljet për ekipet fituese i ndanë nënpresidenti i FHK-së, Xhavit Morina dhe anëtarët e Bordit të FHK-së, Eugen Saraçini e Isak Osmani. Kurse kupën e kampionit për kapitenen e Bullgarisë e ndau presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci.

Lajme tjera