Ka përfunduar të shtunën kampi stërvitor i Kombëtares A të Kosovës në hendboll.
Kombëtarja jonë nga e mërkura ishte e grumbulluar në Lashko të Sllovenisë, ndërsa përzgjedhësi Jesper Ostlund nën urdhëra i kishte 18 lojtarë.
Ky grumbullim është shfrytëzuar maksimalisht nga shtabi teknik për të pasur një pasqyrë më të qartë për ekipin kombëtar në prag të ndeshjeve me Bosnjë-Hercegovinën, që i takojnë fazës së dytë kualifikuese për Kampionat Botëror. Ndeshje me Bosnjë-Hercegovinën janë më 18 e 22 mars.
Gjatë kampit, Kombëtarja jonë luajti miqësore me Slloveninë U20 dhe kishte stërvitje të përbashkët, që përfshiu edhe lojë, me Kombëtaren e Kuvajtit.
Ndërkohë miqësoren e planifikuar për të shtunën, Kombëtarja e Algjerisë e anuloi për shkak të lëndimeve të shumta te kjo Kombëtare.