Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon NLB Kampi për djem, vazhdon për vajza

Pas pesë ditësh pune intensive dhe atmosfere të shkëlqyer, sot ka përfunduat NLB Kampi Veror i hendbollit për djem. Por nuk ka përfunduar ky aktivitet shumë i rëndësishëm veror i Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Prej sot vazhdon NLB Kampi Veror për vajza.

Në ceremoninë e mbajtur të shtunën në mesditë në palestrën “Dresha” në Banjë, të pranishëm ishin presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Cakalli, sekretari i përgjithshëm i FHK-së, Muhamet Arifi dhe përfaqësues të NLB Bankës.

Pjesa e parë e kampit është vlerësuar shumë e sukseshme nga pjesëmarrësit dhe përgjegjësit.

Pos hendbollistëve të rinj të klubeve të vendit, pjesë e kampit ishte edhe Kombëtarja U19, hendbollistë nga diaspora dhe ata nga Shqipëria.

Sot punën e nisën vajzat, ndërsa pos kampisteve në Banjë të Pejës po qëndrojnë edhe lojtaret e Kosovës U17.

Drejtor teknik i kampit është Isak Osmani, ndërsa kordinator i punës me vajza është Faruk Shala, trajner i Istogut dhe kryetar i Shoqatës së Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës.

Kampi zhvillohet deri më 25 korrik.