Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përfundon shkollimi i trajnerëve për Nivelin II të RINCK Konventës

Në fundjavë ka përfunduar Niveli II i shkollimit për trajnerët e hendbollit kosovar, sipas RINCK Konventës.

Niveli II ishte i ndarë në tri module.

Shkollimi i trajnerëve po bëhet nga Shoqata e Trajnerëve të Hendbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe sipas Konventës zyrtare të Federatës Evropiane të Hendbollit për ngritjen profesionale të trajnerëve.

Faruk Shala, kryetar i SHTHK-së, ka njoftuar që gjatë tri moduleve janë mbajtur 230 njësi mësimore, prej të cilave 25 për qind ishin “online”.

Shkollimin e kanë ndjekur 22 trajnerë. Provimi përfundimtar është përbërë nga tri pjesë.

Ligjërues gjatë tri moduleve ishin ekspertë të lojës së hendbollit dhe profesorë universitarë. Për trajnerët janë ligjëruar tema të ndryshme që kanë të bëjnë me hendbollin, shkencat sportive, por edhe për nutricionizmin, pedagogjinë, komunikimin dhe lidershipin dhe tema të tjera të rëndësishme.

“12 trajnerë kanë përmbushur të gjitha kriteret e EHF RINCK Konventës dhe janë licencuar si trajnerë të Nivelit II. Pesë trajnerë janë në proces të përfundimit të detyrave dhe zbatimit të sugjerimeve për finalizimin e punimeve të tyre. Shkollimi ishte shumë i suksesshëm, ndërsa morëm vlerësime maksimale nga ekspertë eminentë të lojës së hendbollit”, ka theksuar Shala.

Lajme tjera