Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Përvojë e rëndësishme e Kombëtares U18 në Belgjikë

Hendbollistët e Kombëtares U18 të Kosovës kanë pasur një aktivitet shumë të rëndësishëm këtë javë. Prej të mërkurës e deri të premten Kombëtarja jonë e 18-vjeçarëve ishte pjesë e turneut “4 Nations Handball Trophy 2025” që u mbajt në Lokeren të Belgjikës.

Në kuadër të këtij turneu, Kombëtarja jonë U18 i luajti tri ndeshje ndërkombëtare.

Të mërkurën pësoi 41:16 nga Luksemburgu. Të enjten djemtë tanë fituan 33:23 ndaj Britanisë së Madhe. Ndërkohë ndeshja e së premtes mes Belgjikës U18 dhe Kosovës U18 përfundoi 46:22.

Koordinatori i gjeneratave të reja në Federatën e Hendbollit të Kosovës, Bujar Qerimi, e ka shfrytëzuar këtë turne për të testuar lojtarë të rinj dhe për të rritur nivelin e lojës së Kombëtares.

Këtë gjeneratë e presin aktivitete shumë të rëndësishme në të ardhmen.

Lajme tjera