Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Plot 12 ekipe kombëtare në Kampionatin Mesdhetar në Prishtinë

Plot 12 ekipe kombëtare do të paraqiten në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet që muajin e ardhshëm do të mbahet në Prishtinë.

Kështu Kosova edhe një herë do të jetë qendër e rëndësishme e hendbollit ndërkombëtar.

Kampionatin Mesdhetar e organizon Konfederata Mesdhetare e Hendbollit në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës.

Pritet garë shumë e fortë dhe shumë interesante. Do të marrin pjesë edhe Kombëtare të shteteve me hendboll shumë të zhvilluar. Për Kombëtaren tonë do të jetë një përvojë shumë e çmuar që do të shërbejë shumë për të ardhmen.

Kosova, Kroacia, Sllovakia, Italia, Mali i Zi, Rumania, Tunizia, Turqia, Bullgaria, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Sllovenia janë vendet pjesëmarrëse.

Është ky Kampionati i 19-të Mesdhetar.

Të drejtë loje kanë lojtaret e lindura në vitin 2010 dhe më të reja.

Më 9 shkurt janë ndeshjet e para, ndërsa më 14 shkurt përfundon ky kampionat.

Lajme tjera