Skuadra e hendbollit Prishtina ka siguruar mbetjen në Superligën e Kosovës.
Në ndeshjen e plejautit, Prishtina e mposhti Dukagjinin e Klinës me rezultat 41:23.
Ndeshja e plejautit u zhvillua të dielën në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Ermira Berisha i shënoi 8 gola për Prishtinën, derisa shtatë i kishte Angelika Luberecka.
Te Dukagjini, Rina Bashota i realizoi shtatë gola e gjashtë i kishte Rita Hasanaj.
Prishtina ishte e parafundit në Superligë dhe do të vazhdojë në elitë. Dukagjini ishte i dyti në Ligën e Parë dhe vazhdon në këtë nivel garash.