Search
Close this search box.
Search
Close this search box.

Publikohet lista e hendbollisteve të Kosovës U19

Selektori i Kosovës në hendboll, Agron Shabani, të mërkurën ka publikuar listën e lojtareve të Kombëtares U19 të Kosovës.

Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet u paraqit në Kampionatin Botëror U18 të mbajtur në Kinë.

Shumica e lojtareve të ftuara ishin në Botëror, kështu që ato kanë përvojën e ngjarjeve ndërkombëtare. Ka mungesa të rëndësishme, por vajzat e përzgjedhura do ta japin maksimumin për prezantim tjetër të dinjitetshëm.

Faza përgatitore do të shfrytëzohet maksimalisht, ndërsa planifikohen edhe ndeshje kontrolluese.

Kombëtarja U19 do të grumbullohet të shtunën, më 5 korrik, në Istog, ndërsa vajzat tona do të përgatiten nën urdhërat e selektorit Shabani për Kampionatin Evropian (B).

Evropiani mbahet në Telavi të Gjeorgjisë prej 12 deri më 20 korrik. Ndeshjen e parë vajzat tona e kanë më 12 korrik ndaj Bullgarisë. Më pas luajnë me Ukrainën, Sllovakinë dhe Gjeorgjinë.