Në vendin tonë do të mbahet një tjetër ngjarje e rëndësishme ndërkombëtare e hendbollit. Bëhet fjalë për IHF Trophy për zonën evropiane për hendbollistet e grupmoshës U17 dhe U19.
Kampionati për U17 mbahet prej 26 deri më 30 nëntor.
Kosovën U17 në këtë ngjarje do ta udhëheqë Faruk Shala, që në shtab teknik i ka Fatmire Bashollin e Nexhdet Dobroshin.
Kryetrajneri Shala e ka shpallur listën e hendbollisteve të ftuara. Grumbullimi është të shtunën në Prishtinë.
Te 17-vjeçaret do të garojnë Kosova, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria dhe Britania e Madhe. Kampionati për grupmoshën U19 mbahet prej 2 deri më 6 dhjetor.
Ndeshjet për të dy grupmoshat zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Ngjarja është kualifikuese për Botëror.
Lista e lojtareve:
| Adea Sopjan | Abo IFK (FIN) |
| Ardiola Surdulli | KHF Samadrexha |
| Artenisa Bytyçi | KHF Istogu |
| Aurea Konjuvca | Frisch auf Göppingen (GER) |
| Diona Zhegrova | KHF Ferizaj |
| Elisa Gjikolli | KHF Shqiponja |
| Eliza Shabani | KHF Vushtrria |
| Elona Zeneli | BK Heid (SWE ) |
| Elsa Shala | KHF Istogu |
| Era Shaljani | KHF Prishtina |
| Klea Kelmendi | KHF Besa |
| Laureta Krasniqi | Oppsal Handballklubb (NOR) |
| Learta Gashi | KHF Tereza |
| Melisa Sefa | KHF Shqiponja |
| Rina Bytyçi | KHF Istogu |
| Rinesa Jashari | KHF Vushtrria |
| Rita Hasanaj | KHF Istogu |
| Samanda Konjuhaj | KHF Besa |
Shtabi teknik:
| Faruk Shala | Kryetrajner |
| Fatmire Basholli | Trajnere |
| Nexhdet Dobroshi | Trajner i portiereve |
| Serbeze Gashi | Fizioterapeute |