Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e javës së ardhshme me Sllovakinë.
Kosova e Sllovakia takohen në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025.
Ndeshja e parë zhvillohet më 2 nëntor në Povazska Bystrica në Sllovaki. Ndërsa ndeshja e dytë është më 5 nëntor nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kombëtarja më e suksesshme pas dy ndeshjeve avancon tutje. Synimi i Kombëtares sonë është kalimi i fazës së parë.
Në listën e selektorit Qerimi ishin edhe Drilon e Drenit Tahirukaj, që nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës nga Kombëtarja e Kosovës. Ndërkohë Bujar Ramosaj nuk do të jetë në grumbullim për shkak të pamundësisë që të marr leje në vendin e punës, ndonëse dëshira e tij ishte që të jetë pjesë e Kombëtares.
Selektori Qerimi do të bazohet kryesisht në lojtarë që ka disa vjet që bartin barrën te Kombëtarja e Kosovës.
Grumbullimi i Kombëtares bëhet të dielën mbrëma. Të hënën, më 30 tetor, Kombëtarja i zhvillon dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Stërvitja e parë është prej orës 10:00, ndërsa e dyta prej orës 17:00. Të martën, më 31 tetor, është udhëtimi për në Sllovaki.
List e lojtarëve të ftuar
| Shirt No. | Name | Club |
| 5 | Kastriot Jupa | LHC Cottbus GER |
| 9 | Altin Cacaj | KH Prishtina |
| 11 | Valon Dedaj | HSC Kreuzlingen SUI |
| 14 | Tahirukaj, Drenit | HSC Kreuzlingen SUI |
| 18 | Arti Luzha | KH Rahoveci |
| 19 | Kushtrim Ninaj | RK Osijek CRO |
| 21 | Arbios Mushkolaj | KH BESA Famgas |
| 24 | Luigj Quni | GC Amicitia Zürich SUI |
| 26 | Tahirukaj, Drilon | HSC Kreuzlingen SUI |
| 27 | Lulzim Shabani | KH Trepça |
| 28 | Haris Berisha | HSC Kreuzlingen SUI |
| 31 | Bujar Ramosaj | SUI HSC Kreuzlingen |
| 33 | Jon Muqolli | KH Rahoveci |
| 34 | Leonard Gegaj | Anderstorps SK SWE |
| 35 | Rron Ramadani | KH Kastrioti |
| 38 | Enis Kuleta | KH Prishtina |
| 55 | Olsi Mulaj | KOS KH BESA FAMGAS |
| 68 | Egzon Gjuka | KH Rahoveci |
| 77 | Matej Thaqi | RK Varazdin (CRO) |
| 91 | Liridon Zena | RK Zamet (CRO) |
| 94 | Shaban Zogaj | IFK Karlskrona (SWE) |
Stafi teknik
| Emri Mbiemri | Function |
| Bujar Qerimi | Selektor |
| Fatmir Muhaxheri | Trajner |
| Kujtim Rizani | Fizioterapeut |